Kundër debateve që keqpërdorin historinë për të mbrojtur paternalizmin dhe të ashtuquajturin komb kosovar (2)

17.10.2016 18:52:13

Ata janë injorantë dhe lidhje nuk kanë as me temat për të cilat flasin, as me historinë

Nga Rexhep Kastrati

Në fakt, të dyja palët: si ata që e njëjtësojnë qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve në territoret tjera shqiptare në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, ndaj Edi Ramës, me qëndrimin ndaj shtetit shqiptar, si ata që çirren për një komb kosovar, po i ndërtojnë teoritë e tyre mbi keqpërdorimin e historisë. Blendi Fevziu dhe Ilir Babaramo për shembull, mbajnë ders nga historia, dhe me këtë duan të arsyetojnë jo rëndësinë e shtetit shqipar, por mbrojtjen e anagzhimeve politiko-diplomatike të Edi Ramës. Blendi niset nga pavarësia e këndej dhe, siç do të thoshte, Mesila Doda, ia fut një mufkë fare, pasi që ato që thotë, lidhje nuk kanë me të vërtetën. Në anën tjetër, Ilir Babaramo na e përmend Cecën, por harron se jo në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, por në kohën e tranzicionit demokratik, Edi Rama ia jep çelësin e Tiranës, Goran Bregoviqit, frymëzuesit të masakruesve të shqiptarëve, boshnjakëve e koratëve. Në anën tjetër, ky Ilir Babaramo na përmend Cecën, ndërkohë që në shtetin shqiptar, këngëtarët më të parapëlqyer kanë qenë, apo edhe janë këngëtarët grekë dhe serbë. Por kjo, nuk ka lidhje fare as me popullin, as me shtetin, pasi që populli, kur ishte popullata shqiptare në rrezik, i hapi dyert dhe zemrat dhe i strehoi qindramijëra shqiptarë të Kosovës. Dhe kjo ishte e lindur, kjo ishte ndjenja e vëllait për vëllanë, ndjenja e shqiptarit si popull humanist. Këtë e bënë shqiptarët në shtetin shqiptar jo se ia kërkoi shteti, por pse ua tha zemra dhe solidsriteti vëllazëror. Dhe është ky solidaritet vëllazëror, që ia imponoi edhe Qeverisë një sjellje solidare, por edhe ia lehtësoi edhe asaj përballimin e gjendjes së krijuar. Dhe po të ktahasohet me krizën e refugjatëve sirianë, kriza e refugjatëve shqiptarë të Kosovës ishte shumëfish më e rëndë, më dramatike dhe më masive. Dhe krizën e refugjatëve shqiptarë të Kosovës e përballoi një popull i vogël, një popull me gjendje sociale mesatare apo nën mesatare, dhe që një vit e sa më parë kishte përjetuar vetë një dramë të tmerrshme. Pra, shqiptarët e Kosovës nuk nisen nga këngët që kanë dëgjuar vëllezërit e tyre në shtetin shqiptar, por nga ADN-ja, nga gjaku dhe nga dashuria për vendin dhe për popullin. Dhe ky Ilir Babaramo, popullin shqiptar të Kosovës, e vë përballë Shën Terezës, me të cilën është krenuar dhe krenohet vazhdimisht. Dhe këtë e bën një Ilir Babaramo që është lindur dhe rritur në një regjim në të cilin feja ka qenë e ndaluar me kushtetutë. Dhe kjo është injoranca e tij dhe e të tjerëve si ai. Dhe kjo është ajo që ai dhe të tjerët si ai, i bën të mos jenë njohës të temës për të cilin flasin. Dhe gjithë këtë, Ilir Babaramo dhe të tjerët si ai, e bëjnë për një arsye banale: për të mbrojur veprimet diplomatike të një kryeministri që po kritikohet dhe po sulmeohet me të madhe nga media dhe nga shoqëria në shtetin shqiptar. Dhe këtë e bëjnë përsëri duke mos e njohur fare temën për të cilën flasin. Se po ta njihnin temën për të cilin flasin, atëherë do ta kishin pyetur Edi Ramën: si dhe kah do ta lidh Nishin me Durrësin, nëse jo nëpër Kosovë? E nëse Trepça nuk po u bartka në krahë për ta çuar në Serbi, as autostrada Nish – Durrës nuk bartet në krahë, por duhet të kalojë nëpër Kosovë. E nëse duhet të kalojë nëpër Kosovë, a ka farë institucionesh që u desh të pyeteshin dhe të ishin palë: pra a do të duhej të thuhej autostrada Nish – Prishtinë – Durrës dhe të ishte marrëveshje tripalëshe? Dhe meqë Serbia nuk e njeh Kosovën, a duhet që të injorohet shteti i Kosovës edhe nga ana e Edi Ramës? Pastaj: po ta njihnin temën për të cilën flasin, a nuk do të duhej pyetur Edi Ramën: si mund të arrish marrëveshje me Beogradin për Dhomë të Tregtisë, ndërkohë që nuk ke një të tillë me Kosovën? Pse tregtarët shqiptarë dhe prodhuesit shqiptarë të mallrave në Kosovë kanë pasur gjithë atë diskriminim dhe gjithë ato ndalesa? Po ashtu, çiftat e Ilir Babaramos, po ta njihnin temën për të cilën flasin, do të duhej ta pyesnin Edi Ramën: si mund të arrish marrëveshje për furnizimin e shkollave shqipe në Kosovë Lindore me libra, kur të njëjtat Kosova ua ka dhuruar në numër prej rreth 100 mijë ekzemplarësh dhe qeveria e Serbisë nuk i lë të futen. Dhe janë libra në lëndët: Gjuhë, Letërsi, Histori, Gjeografi, pra në lëndët bazike të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Çfarë tekste do të dërgojë Edi Rama në Kosovën Lindore? Si do të shkruhet historia e shqiptarëve të Kosovës dhe e shqiptarëve jashtë shtetit shqiptar në ato libra? A do të konsiderohet Kosova shtet i pavarur, apo krahinë e Serbisë? Po ta njihnin temën për të cilën flasin, ndërkaq, Ilir Babaramo dhe të tjerët si ai, do të duhej të shtronin edhe çështjen e bllokimit të marrëveshjes së interkonjeksionit ndërmjet Kosovës dhe shtetit shqiptar: çfarë ka bërë Edi Rama për zhbllokimin e kësaj marrëveshjeje? Nëse asgjë, atëherë çfarë kuptimi ka nënshkrimi i marrëveshjeve të ndryshme me Serbinë, kur nuk është në gjendje të zhbllokojë një marrëveshje që ka me Kosovën? Dhe nëse Serbia nuk zbaton marrëveshjet që i ka nënshkruar në Bruksel me garanca të BE-së dhe të SHBA-ve, çfarë do ta shtyjë të zbatojë marrëveshjet që nënshkruan me Edi Ramën, nëse ato nuk do të ishin në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës? Pra, Ilir Babaramo dhe të tjerët si ai qofshin në Tianë, apo në Prishtinë, duhet të mësojnë për temën, ta njohin atë e pastaj të flasin. Dhe meqë nuk e njohin temën që ka të bëjë me çështje aktuale, si mund t na flasin për historinë, ashtu siç bën Blendi Fevziu dhe disa tekstshkrues të tjerë, apo disa hajvanë, siç tha njëri prej tyre? Dhe të flasin këta për historinë dhe për qëmdrimin e qeverive shqiptare ndaj Kosovës dhe ndaj çështjes shqiptare, vërtet është për keqardhje. Është kështu, sepse e vërteta historike është krejt ndryshe ngaqë thotë Blendi Fevziu dhe të tjerë si ai, apo ndonjë hajvan, siç ka thënë njëri prej tyre?

Po cila është e vërteta? Cili është roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar? Këto pyetje dalin pasi që Blendi Fevziu dhe disa të tjerë, e rrokin çështjen që nga kohë e pavarësisë e këndej.

Përgjigjet në vazhdimin e nesërm dhe në vijim. (Vijon)