Kupa e Mbretit, tani për tani shmanget “El Clasico”

13.01.2017 14:10:20

Janë mësuar përplasjet çerekfinale të “Copa del Rey”, në Spanjë. Tashmë dihen të gjitha ndeshjet e së mërkurës dhe të enjtes (18 dhe 19 janar), që do të luhen për këtë kompeticion në La Liga. Po ashtu, janë fiksuar datat e çerekfinaleve të kthimit, konkretisht më 25 dhe 26 janar, të mërkurën dhe të enjten. Shorti ka konfiguruar këto përballje: Real Sociedad-Barcelona Alcorcón-Alavés Atlético-Eibar Real Madrid-Celta