Zlatan Ibrahimoviç, lojtari i muajit në Premier League

13.01.2017 14:04:02
Bastian Schweinsteiger of Manchester United during the UEFA Champions League group B match between Manchester United and PSV Eindhoven on November 25, 2015 at Old Trafford in Manchester, England(Photo by VI Images via Getty Images)

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, është përzgjedhur “Lojtari i Muajit” në Premier League, për dhjetor 2016. 35-vjeçari suedez shënoi pesë gola dhe dha tri asiste në gjashtë ndeshjet e muajit të shkuar. Manchester United ka fituar pesë dhe ka barazuar një tjetër nga ato gjashtë ndeshje, ndërsa Ibrahimoviç ka shënuar deri tani 13 gola për këtë sezon, vetëm një të tillë prapa Diego Costa të Chelsea, në krye të listës. Ai është lojtari i parë i “Djajve të Kuq”, që e fiton çmimin e mësipërm në këtë sezon; me Raheem Sterling, Son Heung-min, Eden Hazard dhe Costa, fituesit e mëparshëm.

“Unë jam duke luajtur në një ekip të madh, me një grup të madh lojtarësh, një trajner të madh dhe në një klub të madh, – ka thënë Ibrahimovic për faqen e Premier League. – Ndihem rehat dhe çdo ditë më i sigurtë. Gjithkush e ka bërë më të lehtë për mua, kështu që duhet t’i bëj gjërat më së miri dhe të punoj shumë. Kur ju punoni, vështirë të mos paguheni.” Ndërkohë, bashkëlojtari në ekip i Ibrahimovic, Henrikh Mkhitaryan, fitoi “Goli i Muajit”, përmes goditjes së tij të habitshme në formë “akrepi”, gjatë fitores së Manchester United ndaj Sunderland.