Shteti Islamik rrëzoi urat mbi lumin Tigër

13.01.2017 14:03:03

Terroristët nga grupi Shteti islamik (SHI) i ngritën në ajër të gjitha urat në lumin Tigër në qendër të qytetit irakian Mosul, kumtoi sot komanda ushtarake irakiane.

Paraprakisht, “Skaj njus Arabia” lajmëroi se forcat speciale të armatës irakiane së bashku me policinë kanë marrë kontrollin e një nga pesë urave të lumit Tigër në Mosul. Forcat qeveritare më 8 janar arritën deri tek bregu i majtë i lumit.

Mosuli është qendër administrative e provincës Ninevia dhe mbi dy vite ishte nën kontrollin e SHI-së. Ofensiva tokësore për çlirimin e qytetit nga SHI-ja filloi në tetor. Në ofensivë marrin pjesë forca qeveritare, mercenarë irakianë dhe formacione ushtarake  kurde peshmergë.