KUR SERBI E MBRONË KOSOVËN ME SHUMË SË PRESIDENTI THAQI?!

16.07.2018 10:55:25

Nga: Binak Maxharraj

Në një postim timin të para do ditëve  me titull:Kriminieli Vuçiq dhe “paçesori”Hashim Thaçi”,e pata quajtur Vuçiqin si kriminel lufte i cili tashti po bisedon për “paçë” me “paçesorin” Hashim Thaqin,sepse Vuçiq ishte minister i Millosheviqit dhe bante pjese ne Partinë shoveniste-çetnike te Milovan Sheshelit.Por disi Hashim Thaçi sikur nuk u pajtu me këtë duke thanë së është fat i mire që po bisedonte me “paqesorin”,pra njeriun e paçës A.Vuçiq.

Hashim Thaqi e rrembeu me forcë timonin për ti udheheqë këto bisedime finale me Serbin pa ndonjë autorizim nga Parlamenti,pa nje konsesus dhe unitet te mbrendshem.Ky njeri qe mbi shtatë vjete merrë pjesë ne keto bisdeime te pafundme,te paqarta dhe konfuze nuk solli asgjë te mirë për Kosovën,asnje Mareveshje me vlerë për te mirën e Kosovës,pos qe te gjitha ishin te damshme për Kosovën.Na e solli Demarkacionin me Malin e Zi ku i humbem mbi 80 mije hetktarë tokë,e nenshkroi me 2015 Mareveshjen me te rrezikshme për Kosovën për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe,e cila ishte me 23 vjrejte te kundërta me Kushtetutën.Ky njeri sikur done qe nëpër deren e kapiçikut te sjell nje “mini shtet serb”mbrenda Kosovës,e kjo do te ndodhë nese zbatohet Mareveshja tinzare qe ai e ka nenshkruar ne Bruksel.Është plot pompozitet kur thotë se duhet te bisedohet rrafsh pakushte e vija te kuqe me Serbin,anipse Serbija që 19 vite insiston qe vija e kuqe te jete te ura e Ibrit,te cilen ure nuk pati guxim kurr ta kaloi Hashim Thaqi.Duhet te bejmë kompromise te dhembshme me Serbin,kur Serbia nuk benë kurrfare kompromisi për Kosovën.Duke i patur parasyshë të gjithë këto ky njeri nuk e ka përkrahjën qe ti vazhdoi këto bisedime,sepse nuk ia kanë besën,sepse mund lehte te”baje kompromise te dhembshme” ne dame te Kosovës,e sidomos kur është fjala te formimi i Asiciacionit te Komunave me shumicë Serbe me kompenteca ekzekutive,qe faktikishte jo vetem qe është antikushtetues,por ne thelbë e prekë edhe sovranitetin e Kosovës,sepse kështu Veriun e Kosoves e ka ne dore Berogradi,udhehqe she qeveris me te si te dojë,e kjo ngadal qonë deri te ndarja totale e veriut.

Pra “Thembra e Akilit” ne këto bisedime do te jete formimi i Asiciacionit te Komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.Kjo do te ndodhë nese Thaqi nuk do te ndalohet,sepse për këtë ai e ka nenshkruar Marveshjen ne Bruksel  qysh ne vitin 2o15 pa e vete askend.Pra,e ka hanger karremin,se a do ti jetë ne fyte mvaret nga ajo se a do te ndalet ky njeri apo jo.

Por,jo vetem Shqiptarët që nuk pajtohën me këtë “doktrinë shkaterruese”te Thaqit,por ka edhe zera te arësyeshëm edhe nga ana e Serbeve te Kosovës te cilët e kundështojnë Thaçin duke  në mbrojtje  Kosovës me shumë se Hashim Thaqi.Njeri ndër ta është edhe ish ministri për Komunitet dhe Këthim ne Qeverin e Kosovës Sllavisha Petkoviq.

Sllavisha Petroviq nuk është serb hibrid i Kosovës,nuk është ndonjë kriminel i tipit te Aleksandër Vuçiqit Daçiqit,Milosheviqit apo Sheshelit,por është një qytetar i Kosoves si te gjithë te tjeret,nuk banë dallim se a je ti shqiptarë apo serb.Fill pas luftës e formoi Partin e tij,e cila edhe fitoj shume vota ne Parlamentin e Kosovës ,ku edhe vete u ba minister,i cili sa ishte minister nuk e kishte mendjen e as syt nga Beogradi por kah Kosova.Për kete arësye Beogradi e shihte si te “rrezikshem” dhe hyri ne veri me forcen me te madhe per ta qite jashtë rrjedhave politike Sllavisha Petkoviqin,duke e formuar njefarë “Lista Srpska”,me plotë serb kriminela,hajna,te korruptuar te tipit Radojçiq te cilit Ramusha harajdinaj po i bie ne gjuj, te cilët me forcë e zapuen Veriun për interesa te Beogradit,dhe së kjo “Lista Srpska” me mednje e sy nuk është kah Kosova por nga Beogradi,vepron dhe zbaton çdo gjë së çka ju thotë “paçësori” i Hashim Thaqit Aleksandër Vuçiq.

Sllavisha Petkoviq këto ditë edhe u prononcue publikisht duke thanë se na sërbët e Kosovës nuk duhet te kemi me shumë të drejta te garatuara me Kushtetutë se sa qe kanë pakicat tjera kombetare ne Kosovë.Petkoviq nuk pajtohet me Hashim Thaqin edhe kur është fjala për formimin e Asiciacionit te Komunave me shumicë Serbe.Ai thotë se ne Kosovë duhet te jetojm se bashku e jo ndaras.Nuk mund te këtë sistem te tretë juridik te pushtetit,nuk duhet te kete”mini shtet” ne shtetin e Kosovës,nese nuk ndalet Projekti i Hashim Thaqit kjo do te ndodhlë në Kosovë,kjo puna e Asaociacionit është ide e keqe thotë Petkoviq,sepse nuk duhet dhe nuk mund te ketë Asiciacon me kompentenca ekzekutive,sepse de facto kjo do të ishte ndarja e Kosovës,sepse Asociacioni sipas tij do ti prishte edhe kufijtë e Kosoves,dhe kjo nuk është zgjidhja me e mirë,sepse do te çonte Kosovën edhe ne ndonje luftë eventuale,duke përfunduar se na serbet ne Kosovë nuk mund te kemi me shume te drejta së sa qe kanë komnitetet tjara pakicë ne Kosovës.E qartë,shumë i çartë është ky njeri i cili po rezonon me esull së sa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pra, ky është qendrimi i nje ish ministrit ne Qeverin e Kosovës,keshtu mendojnë edhe shumë serb të tjere te cilët deshirojnë te jetojnë ne paqe me shqiptaret dhe te tjeret ne Kosovë,por kështu nuk mendojnë kriminelt serb te rreshtuar dhe te kapur nga Beogradi përmese te ashtuquajturës”Lista Serpska”të kapur nga krimineli ordinar Radojçiq,te cilët nuk e kanë qellim jetesën e përbashkët ne Kosovë,por ndarjen e saj,e cila sipas tyre do te vije përmes formimit te Asociacionit te Komunave me shumeicë serbe me kompetenca ekzekutive qe bie ndeshë me Kushtetuten dhe e atakon direkt sovranitetin e Kosovës.

Se a do te vije deri te kjo mbetet te shihet,por nje gjë është e qartë se nese Hashim Thaqi lihet i vetem ne keto bisedime kjo edhe do te ndodhë dhe Kosova do te futet ne ngaterresa edhe me te medha.Klasa politike tash ose kurr duhet te jete ne krye te detyres qe te mos e lejoj te ndodhë kjo.Kjo mund te anashkalohet duke e formuar nje ekip unitetit,pa Thaqin ne krye,me plateformë dhe kerkesa te te qarta se çka donë,pa kompromise,sepse Kosova nuk ka se për çka ti beje Serbise komromise sepse nuk i ka asgje borgj asgjë.

Po pse jo,ne kete ekip te  unitet te përfshihe edhe ndonjë serb i kalibrit te Sllavisha Petkoviqit,i cili po i del ne mbrojtje Kosovës më shume se sa shume pushtetar tanë.