Kur tiparët hynë në fazën e harresës kolektive !

14.01.2018 12:14:23

Nga Skënder MULLIQI

Dallimet politike dhe dallimet ekonomike -sociale kan hy në fazen kritike në Kosovë. Shqiptarët shquheshin si njerëz të vyeshem , të dobishem për familje për shoqëri, të dashur për njeri- tjetrin e shumë qka pozitive, të cilat tipare kan hy në fazën e harresës kolektive !

Shqiptarët ishin popull tolerant e pak kan mbetur.Ngadalë po shëmben këto vlera, njerëzore  po depërtojnë antivlerat , urrejtja …Këto po bëhën gjithnjë më haptazi dhe po bëhën edhe te rrezikshme .Gjithnjë e më shumë po i përqafojmë të keqijat si kriminalitetin, korrupcionin e dukuritë tjera negative .Kjo po dëperton në mentalitetin tonë që është fatkeqësi edhe më e madhe.Me shumë po kthehemi mbrapa .Nuk po mendojmë dhe as nuk po veprojmë në mënyre racionale.

Me shumë po kemi histori së sa demokraci, dhe kjo nuk fletë hiq mirë për gjendjën në shoqëri.Urrejtja e ndërsjellë është duke lëshuar rrenjë në gjendjën tonë morale .Nuk është shumë vështirë të konstatojmë së cilët janë fajtorët e një gjendje të tillë .Pushtetet e deri tashme, por edhe ne të gjithë. Gjendja në Kosovë po shkon kah banaliteti .Kjo nga fakti së gjendja po keqësohet. Resurset shoqërore dhe pasuritë tjera po vazhdohet të keqpërdorën më të madhe.Konfrontimi i negativiteteve shoqërore sigurisht së nuk kalon pa pasoja. Pse përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë nuk po reagojnë më zëshem dhe më fuqishem për ti kapercyer më shpejtë veshtirësit e tranzicionit  po ashtu izolimin dhe varfërinë ekstreme… ?

Nuk po reagojnë së disa nga ta janë burokrat, disa nuk po reagojnë pse janë korruptuar , disa nuk po reagojnë nga fakti së në Kosovë nuk ka konfrontime te armatosuara, e disa nuk po reagojnë së do të deshironin ndoshta ngatrresa të mëdha , që Ballkani prap të bëhët mjet I lojerave gjeostrategjike . Ku është dalja ? Qe opozita qytetare të them ashtu të merre nisma , që më metoda të reja politike ta kontrollon punën e pushtetit !Jeta politike të bëhët në atë mënyrë që shoqëria mos të rreshqas në neofashizëm, i cili shumë ka gjeneruar !Të largohen nga postet e larta dhe të vogla të gjithë ata të cilat kan rënë ndesh më kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës.Ndryshimi i gjendjës të bëhët duke I ruajtur më qdo kusht normat demokratike të sjelljës, paqën, sigurinë dhe stabilitetin .Qytetarëve të Kosovës ju duhet një energji e re shumë më pozitive , e jo të preferohet heshtja e madhe karshi problemeve të cilat lidhen më jetën.

Lufta për avansimin e proceseve demokratike, lufta për zhvillim dhe mirëqenje , lufta për të dalë nga izolimi është detyrë patriotike e secilit prej nesh, nuk është punë vetëm e pushtetit.Rruga Euroatlantike e Kosovës nuk ka alterativë ,sikurse nuk ka alternativë së duhet ecur guximshem përpara për ti shpërthyer të gjitha barrierat .Të promovojmë shtet , ku qytetari të jetë Sovrani.Të promovojmë shtet ku qytetari të trajtohet -NJERI në kuptimin e plotë të fjalës!Kjo është rruga më e shëndetshme për shtetin . ]

Ta ndërtojmë shtetin ashtu si na kan lën amanet shumë martirë dhe dëshmorë të kombit, të cilët po prehen në qdo cep të Kosovës.Sigurisht së na duhet një Kosovë më ndryshe, shumë më e avansuar dhe më e zhvilluar në të gjitha drejtimet e jetës dhe të punës.Të gjithë duhet të jemi shumë më serioz në punën të cilën e bëjmë.Mos ti koritim të parët tanë .Nuk jam i sigurt së kur do të bëhëmi shumë më serioz , por megjithate le të mbetet e shënuar…