“Kuriri” serb thumbon Gruevskin: Ka shitur shtetin për të qëndruar në pushtet

30.08.2016 09:18:11

Mediat në Sërbi kanë thumbuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski të cilin e akuzojnë se ka shitur emrin e shtetit tek grekët dhe te ndërkombëtarët vetëm për të qenë në pushtet. Këtë lajm agjncia sërbe Kurir e ka lidhur me vizitën e Nikos Kotzias në Maqedoni gjatë javës së kaluar.

”Edhe pse shitet si nacionalist dhe patriot, ai gjatë javës së kaluar është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Greqisë ku kanë biseduar në mënyrë intensive për emrin e Maqedonisë” shkruan portali Kurir nga Sërbia.

”Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias javën e kaluar ka qenë në Shkup ku është takuar me Nikolla Gruevski. Në mes tjerash ata kanë biseduar edhe për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Gruevski mundohet që të përdor emrin e shtetit si kartë të fundit për të ikur nga përgjegjësia.”thotë burimi i mirëinformuar i Kurir.rs .

Ndërkohë Kurir e ka publikuar edhe bombën e opozitës ku Gruevski ka biseduar për emrin me zyrtarë tjerë të partisë së tij.

NEZAPAMĆEN SKANDAL Gruevski prodaje Makedoniju da ostane na vlasti Kurir