Rreth 6500 emigrantë janë shpëtuar në Libi sipas rojeve bregdetare italiane.
Kjo ngjarje po cilësohet si një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji deri më sot.
Shpëtimi i emigrantëve u bë nga 40 misione, 12 milje nga qyteti libian Sabratha.
Emigrantët mendohet se janë nga Eritrea dhe Somalia. Në këto pamje duken klandestinët të cilët brohorasin dhe i drejtohen me not anijeve të shpëtimit, ndërsa në bord ka edhe foshnja.
Të dielën më shumë se 1.100 emigrantë janë shpëtuar në të njëjtën zonë.