Aksident në Gjilan, gjashtë të lënduar

30.08.2016 08:54:53

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në mes katër automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Parallovë të Gjilanit, ku katër meshkuj dhe dy femrat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.