Kurti: Si qeveria edhe opozita i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por varet cilën Amerikë

04.08.2016 10:53:35

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh ish lideri i kësaj partie Albin Kurti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka theksuar që pret nga deputetët që të zhbëjnë krimin që është bërë nga qeveritarët.

“Nga ju pritet ta zhbëni krimin e këtyre personave”, ka thënë Kurti.

Po ashtu ai ka thënë se dje është konfirmuar se qytetarët kanë nënshkruar peticionin dhe ekspertët që ishin prezentë në debat kanë pasur të drejtë në kundërshtimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

“Ne jemi me Malin e Zi, por jo  me këtë marrëveshje”, ka shtuar ai.

Gjithashtu Kurti ndër të tjerash ka thënës se NATO nuk na e mbron nga Mali i Zi.

“NATO nuk na e mbron nga Mali i Zi por nga Rusia. Nga Mali i Zi nuk na mbron NATO këtë duhet ta bëjmë ne”, ka shtuar Kurti.

Gjithashtu sipas tij SHBA-atë po bëjnë keqpërdorim dhe të gjithë vetëm duhet të thonë amin.

“Keqpërdorimi i SHBA-ve rrjedhimisht vetëm duhet t’ia bëjmë aminin, mirëpo këtë punë në duhet ta shohim më thellë. Ndërsa si qeveria edhe opozita i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por varet cilën Amerikës”, ka përfunduar Kurti.