Kurti: Duhet të sjellim drejtësi për të gjitha viktimat e luftës, Vasfija na bëri të gjithëve të qajmë

09.03.2020 20:56:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë ende nuk janë dënuar.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se duhet të sjellin drejtësi për të gjitha viktimat e luftës.

Këtë postim Kurti e ka bërë, pasi sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës iu drejtua e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, përcjell lajmi.net.

Kurti e ka përmendur atë duke thënë se fjalimi i saj i ka bërë të qajnë të gjithë.

“Shumë gra dhe burra janë dhunuar nga forcat sebe gjatë luftës. Ne e dimë kush ishte agresori dhe e dimë se kush janë viktimat, por asnjë kryes i këtyre veprave nuk është nxjerrë para drejtësisë. Sot Vasfije Krasniqi na bëri të qajmë të gjithëve, ne duhet të sjellim drejtësi për të, dhe të gjitha viktimat e luftës”, ka shkruar Kurti.