Shqiptarët ‘injorojnë’ koronavirusin/ Lokalet plot, kafeja shërbehet me lopatë

09.03.2020 21:30:52

 Shqiptarët e kanë marrë me mjaft sportivitet mbërritjen e Covid-19 në vendin tonë. Edhe pse zyrtarisht janë bërë publikë dy të prekurit e parë nga koronavirusi, rrjetet sociale kanë filluar të mbushen me foto dhe video që tregojnë humorin e shqiptarëve, edhe në këto ditë paniku. Në një video të publikuar nga një faqe në Instagram me emrin “Argjiro”, shihet se si një kamarier e shërben kafenë me maskë dhe me një lopatë, duke qëndruar kështu më larg se dy metra nga klienti dhe duke u mbrojtur nga koronavirusi.

Në një tjetër video të publikuar nga një faqe në Facebook, shihet se si disa mjekë të maskuar hedhin valle. Pavarësisht udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për të shmangur ambientet e mbyllura si masë parandaluese ndaj COVID-19, lokalet janë të mbushura plot.