Kurti emëron Ilir Aliun zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve

12.02.2020 18:58:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot me emërimin e zëvendësministrave të Qeverisë.

Kësaj radhe, Kurti ka ka emëruar Ilir Aliu zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Kurti, ka uruar Aliun për pozitën në këtë institucion dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve.

Ditëve të fundit, Kurti ka emëruar edhe zëvendësministra të tjerë si Avni Zogiani u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, e cila drejtohet nga ministri Lumir Abdixhiku.

Pastaj dy ditë më parë Taulant Kryeziu, me vendim të Kurtit është emëruar zëvendës-ministër në Ministrinë e Intergrimit Evropian, kurse Imri Demelezi në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.