Përplasen 3 automjete në Vlorë, pesë persona të lënduar

12.02.2020 17:40:42

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në fshatin Pëshkëpi të Vlorës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa automjete janë përfshirë në një aksident, e si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të mësuar më tepër rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërkohë personat janë transportuar drejt spitalit të Vlorës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.