Kurti: Një faqe e re e historisë, po vjen më 11 qershor

09.06.2017 22:48:10
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në sheshin ‘’Skënderbe’’ në kryeqytet.

Para një numri të madh të të pranishmëve, fjalim mbajti dhe pretendenti për kryeministër nga ky subjekt partiak, Albin Kurti, i cili tha se ky ishte tubimi më madhështor që nga Kosova e pasluftës, transmeton Klan Kosova.

Në fjalimin e tij Kurti tutje tha se më 12 qershor nuk do të festohet vetëm 18 vjetori i çlirimit të Kosovës por edhe fitorja e Vetëvendosjes.

”Gjatë këtyre ditëve e kemi shpallur fitoren tonë. Në 12 vjetorin e qeverisjes tonë e 18 vjetorin e çlirimit të Kosovës do festojmë fitoren e Vetëvendosjes. Më 11 qershor, rinia jonë e këto yje në gjithësi që nuk po shihen sot, do shkëlqejnë masivisht”.

”Qeveria jonë do të ketë edhe vizion afatgjatë por edhe masa emergjente. Shumë prej të moshuarve e kanë pensionin nga 75 euro, që i bie që kanë 2.50 euro në ditë, me qeverinë e Vetëvendosjes do të jetë minimalja 150 euro pensioni. Do të kalojmë nga sistemi i financimit në sistemin e solidaritetit. Një në 5 pesë fëmijë jeton në kushte varfërie”.

”Do të japim shtesa për fëmijët nën 15 vjet. Sistemi i sigurimeve shëndetësore do ta mbulojë koston e shërimit për secilin qytetarë të Kosovës. Kemi sigurime për vetura por jo sigurime shëndetësore për njerëzit. E vetmja shpresë është nr 35. Me qeverisjen e PDK-së e LDK-së mungesa e strehimit sa më shumë rritej. Politikat e tyre të strehimit ishin fatkeqësi për popullin. Ne do u ndihmojmë 4000 familje të bëhen pronarë të një banese, e ky do jetë investimi më i madh i strehimit për këto 18 vjet pasluftes”.

”Projekti i shujtave në shkolla kushton maksimum 12 milion euro në vit, qeveria e kaluar vetëm për gjysmën e të tillëve ka shpenzuar 24 milionë euro. Ndryshimi duhet të bëhet me Vetëvendosjen. Është e vetmja shpresë për zvogëlimin e papunësisë e për  të rritur standardin e jetës e përmirësimin e financave publike. Modeli i tyre financiar ka qenë shkatërrues për ekonominë. Ne do ta investojmë paranë tonë në vendin tonë për vendin tonë për rininë tonë për ardhmërinë tonë”.

”Shumë prokurorë pas luftës i kanë ndjekur hajnat me drita të gjata. Me Qeverinë e Vetëvendosjes do të ketë ligj Anti-Mafia. Në ardhmërinë e qeverisjes së Vetëvendosjes nuk ka më fëmijë të uritur. Për punëtorin ka të drejta. Një faqe e re e historisë tonë, do të qelet më 11 qershor. Ringjallja e institucioneve publike do të jetë puna jonë e parë me Vetëvendosjen në qeverisje”.