Kurti: PAN-i nuk është i aftë për qeverisje

03.08.2017 18:20:48

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka kritikuar koalicionin PAN.

Ai ndër të tjera shkroi se ata e duan pushtetin vetëm për vete dhe se janë të paaftë dhe të pa interesuar të mendojnë për shtetin e të gjithëve.

“Mësuam atë që e kemi ditur. E duan pushtetin veçse për vete, e duan veten veçse në pushtet, aq të painteresuar saqë edhe të paaftë, të mendojnë për shtetin e të gjithëve. Ne jemi këtu dhe gjithnjë, sepse e duam Republikën parlamentare, që e do një kryetar kuvendi përbashkues”, shkruan Kurti.