Kurti takim njohës me komandantin e KFOR-it

21.04.2021 18:54:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë pritur sot në takim nga komandanti i Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR)  Gjeneralmajori Franco Federici.

Takimi është zhvilluar në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Zyra e Kryeministrit njofton se takimi ishte në formë të drekës së punës dhe kishte për qëllim të njohjes dhe prezentimit me njëri-tjetrin.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional.