Kurti takohet me komandantin e KFOR-it

29.04.2020 19:42:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Michele Risi.

Në këtë takim fokus ishte situata e përgjithshme të sigurisë dhe reagimin ndaj pandemisë Covid-19.

“Gjenerali Risi ripohoi përkushtimin e pananshëm të KFOR-it për të kontribuuar në sigurinë dhe mbrojtën, si dhe lirinë e lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ai po ashtu konfirmoi se falë masave parandaluese dhe të rrepta të ndërrmarra që nga fillimi në të gjitha bazat dhe objektet, aftësitë dhe kapacitetet e KFOR-it nuk janë minuar nga COVID-19. Një numër i kufizuar i ushtarëve janë infektuar. Ata po trajtohen në objektet mjekësore të KFOR-it ose po shërohen në vendet e tyre të lindjes”, njofton komunikata e përbashkët e qeverisë dhe KFOR-it.

Ndërkaq i pari i qeverisë në detyrë e informoi Gjeneralin Risi për situatën aktuale me COVID-19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria ka ndërmarrë në parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së koronavirusin.

“Të dy shprehën knaqësinë e tyre të ndërsjellë për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit në mes Institucioneve Shëndetësore në Kosovë, KFOR-in dhe hisedarëve rajonalë; me theks të veçantë në lidhje me shkëmbimin e informacioneve dhe nismave mbështetëse për menaxhimin e përhapjes së koronavirusit”, shkruhet ne njoftim.