Tri vatra me COVID-19 në Prishtinë dalin nga karantina

Tri vatra me COVID-19 në Prishtinë dalin nga karantina

29.04.2020 20:21:51

Pas diskutimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shënetësisë Publike të Kosovës, Kompleksi ‘Rrezja’ dhe dy pika të tjera në Prishtinë, të cilat kanë qenë vatra të epidemisë me coronavirus, do të dalin sonte nga karantina.

Lajmin e ka bërë të ditur nga kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Ai falënderon qytetarët për përmbajtjen e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falënderoni miqtë, anëtarët e familjes, fqinjët, të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajë”, ka shkruar Ahmeti.