Kurti takohet me Osmanin: Kosova do të dalë nga kriza

30.10.2019 17:15:37

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një takim ndërmjet kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidates për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë publik lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Facebook, raporton lajmi.net.

Ai ka treguar se çka është biseduar në këtë takim. Kurti ka treguar se me Vjosën biseduan për sfidat që e presin Qeverinë e re, pa treguar nëse kanë arritur ndonjë pajtueshmëri konkrete.

Njoftimi i plotë nga Kurti:

Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit.

Ndryshe, deri tani janë zhvilluar disa takime ndërmjet partive, mirëpo që ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Ndërkohë, Gazeta Blic ditë më parë ka raportuar se kërkesë e amerikanëve është që sa më parë të formohet qeveria e re.

Madje, ambasadori amerikan, Kosnett ka kërkuar nga LDK që të mos ketë zvarritje në fromimin e Qeverisë së re.