Kurti: Tragjedia e Deharit ndodhi në kohën kur po dështonte procesi ndaj akuzave për të

20.12.2016 14:57:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Astrit Dehari ka qenë një aktivist politik dhe nuk mund të flasësh për të e mos të flasësh për politikën.

Ai  gjatë fjalimit në seancën e jashtëzakonëshme për Astrit Deharin, ka mohuar se ky rast po politizohet nga ta, por ka thënë se politizimi ka ndodh nga policia e gjyqësia të cilën e vunë në pranga pa bërë asnjë faj e për ta nxjerrtë vdekur nga burgu.

“Në kohën kur po përfundonte procesi ndaj Astrit  Dehartit, ku nuk po mundeshin të  vërtetohet akuzat  ndaj tij, ndodhi tragjedia”.

“Në burgun e Prizrenit ka vdekur një person i pafajshëm. Njerzit e shëndosh dhe ata që nuk kanë as aktakuzë nuk bëjnë vetëvrasje. Të vdesësh kur je në paraburgim është si të vdesësh në stacionin policor”, ka thënë Kurti ndër të tjera.