Kjo është shqiptarja e plagosur në ekspozitën gjatë së cilës u vra ambasadori rus (Foto)

20.12.2016 15:08:41

Shqiptarja e plagosur ishte pjesë e ekspozitës kolektive gjatë së cilës u vra ambasadori rus.

Në Ankara të Turqisë është vrarë ambasadori rus në këtë shtet, Andrey Karlov.

Polici turk, Mert Altintas, vrau rusin në shenjë hakmarrje ndaj tragjedisë në Aleppo të Sirisë, të shkaktuar nga mbështetja e Rusisë për pushtetin e diktatorit sirian, Bashar al-Assad.

Në mesin e të lënduarve gjatë këtij atentati është edhe shqiptarja me nënshtetësi turke, Leyla Gundogan

Kjo e fundit ishte pjesëmarrëse në ekspozitën me fotografitë e saja të bëra në shtetin rus – ku ambasadori i Rusisë mbante një fjalim me rastin e hapjes së ekspozitës kolekitve të quajtur ‘Si e shohin turqit Rusinë? ‘.

Gundogan – e lindur në Shqipëri – është e lënduar në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduar, me këtë rast, kanë mbetur edhe dy kolegë të Leylas – Anastas Zimbirikali dhe Anil Deger. /INA