Kurti tregon qëndrimet e tij për dialogun me Serbinë

14.06.2017 15:41:55

Albin Kurti, njëri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se beson se do të bëhet kryeministër i Kosovës.

Kurti, i cili mbrëmë, duke ftuar koalicionin e LDK- AKR-Alternativa, deklaroi se nuk do të jetë kundër dialogut me Beogradin, por që më parë duhet zhvilluar “dialog për dialogun”.

“Në thelb nuk jemi kundër dialogut, por me rëndësi është që përmbahemi disa parimeve. Paralelisht dëshirojmë të zbatojmë dialogun me serbët e Kosovës për rolin e tyre në shoqërinë kosovare, si psh.për mjekët, studentët, taksistët, të papunët, etj.deklaroi ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi Albin Kurti për mediat serbe.

“Ne me serbët duam të bashkëpunojmë për zhvillimin ekonomimk, historinë dhe paqen” deklaroi Albin Kurti.

Tutje, deklaroi Kurti, Beogradi duhet të përballet me të kaluarën e vet, duke nënkuptuar që Beogradi zyrtar duhet të pendohet për atë çfarë ka bërë në Kosovë, transmeton RTK.

Ndërkaq lidhur me Gjykatën Speciale për krimet e luftës në Kosovë, Kurti ka dekalruar se gjykata kosovare duhet të merret me këtë temë, duke shtuar se nuk beson se kjo gjykatë do të ketë sukses, ngase udhëhiqet nga gjykatës të huaj.

“Për mua më të rëndësishme sesa krimet e luftës janë krimet e bëra në paqe, sidomos në fushën ekonomike”, potencoi Kurti.