LDK me peticion për autostradën e Dukagjinit

LDK me peticion për autostradën e Dukagjinit

14.04.2019 17:06:02

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka nënshkruar peticionin e nisur nga këshilli i qytetarëve në Rahovec lidhur me autostradën e Dukagjinit.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se peticioni përfshin qëndrim e LDK-së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se para ndërtimit të saj, komunat nga bie kjo autostradë, kanë prioritete tjera, në veçanti zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore nga Radiniqi, impiantet e ujërave të zeza për të mbrojtur Drinin e Bardhe nga Klina deri në Prizren, funksionalizimi i hekurudhës nga Klina në Prizren dhe subvencionimi më i mirë i bujqve dhe blegtorëve.