Kurti viziton AKI-në, përmend grusht-shtetet në Ballkan

18.02.2020 21:10:54

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot Agjencinë Kosovare të Intelegjencës.

Këtë, Kurti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter,

Ai ka thënë se vizita është bërë për nder të 11 vjetorit të themelimit të kësaj agjencia.

“Sot kam vizituar Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë për 11 vjetorin e themelimit të saj, dhe kam falënderuar ata për shërbimin e tyre”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Ballkani është një territor shumë i paqëndrueshëm.

“Në një rajon të paqëndrueshëm të Ballkanit Përendimor ku kemi pasu dy grushtshtete të dështuara në 3 vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, ka thënë ai.