Sulmon fizikisht një person në gjendje të dehur, reziston arrestimin nga policia në Gjakovë

10.08.2016 16:09:34

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Indeksonline.

Ndërsa i dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar si dhe ka sulmuar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit  i njëjti është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.