Lekaj: Institucionet do të jenë të pafuqishme përballë egërsisë së fqinjëve

10.08.2016 16:16:13

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj ka shprehur qëndrimin e tij për seancën e 1 shtatorit, e cila u caktua sot nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Në këtë mbledhje u tha se me 1 shtator pritet të votohet për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës dhe Malit të Zi.

Lidhur me këtë, Lekaj ka thënë se bashkë me qytetarët do t`iu qëndrojnë besnik argumenteve të paraqitura deri më tani.

“Ne besojm se në mes të argumenteve, pushteti në vetvete duhet të jetë neutral, po sot është në duart e njerë­zve të gabuar, prandaj është arbitrarë me ato agumente. Qeveria, do të du­hej të ishte bekim për vendin, por është mallkimi i tij”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se fqinjët janë duke u egërsuar dhe institucionet do të jenë të pafuqishëm përballë tyre.

“Të gjithë Brenda institucioneve do të jenë shumë të parëndësishëm e të pafuqishëm përballë fqinjëve që po egërsohen, nëse vazhdojnë me veprimet e veta, ta zvogëlojnë në numër territorin dhe qytetarët tanë”, ka thënë Lekaj tutje.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të jetë i parëndësishëm sepse çdokush ka dhënë pak zemër e gjak në ato kilometra katrorë që po i mbesin Malit të Zi.

“Nëse kuvendi e ratifikon ­një diçka të tillë, nuk do të jeni të­ vlefshëm për asgjë dhe gjithçka e keqe që­ është fshehur brenda­ jush do të dal në si­përfaqe. Ambicia e këtyre njerëzve­ për të qenë të pusht­etshëm me çdo kusht, ­do t’i marros e s’do­ ta kenë asnjëherë la­vdinë që e dëshi­rojnë aq shumë”, ka shtuar Lekaj.

Ai ka thënë se Qeveria mund të bëjë çdo manipulim me letra, por ligjin e natyrës nuk mund ta ndryshojnë asnjëherë.