Kush është më i mirë për Kosovën? 47% e qytetarëve mendojnë se Biden, 7% thonë se Trump!

04.11.2020 16:24:52

Pyper, si platforma më e avancuar teknologjike në vendin tonë për matjen e opinionit publik, ka kryer një sondazh përmes së cilit janë pyetur qytetarët për ditën e zgjedhjeve presidenciale në ShBA.

Sipas të anketuarve, 47% prej tyre mendojnë se Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte më i mirë për Kosovën.

Në pyetjen e njëjtë, vetëm 7% kanë thënë se Donald Trump është më i mirë për Kosovën.

Veç kësaj, 64% e qytetarëve mendojnë se Joe Biden do të jetë më pro Kosovës sesa Donald Trump nëse ai zgjedhet president.

Përndryshe ky sondazh është kryer në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini dhe me portalin Telegrafi.

Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e detajuara të sondazhit nga Pyper.