Lansohet konferenca “Diaspora Flet 2020”

04.11.2020 16:01:46

Organizata GERMIN në një konferencën për media,  zyrtarisht lansoi konferencën virtuale të Diasporës Shqiptare ‘Diaspora Flet 2020′.

“Sihana Bejtullahu, bashkë-drejtoreshë e GERMIN, bëri të ditur se konferenca virtuale “Diaspora Flet 2020” do të mbahet me 19, 20 dhe 21, nëntor 2020, ku shumë emra me renome dhe yje të Diasporës Shqiptare tashmë janë kofnirmuar si folës dhe pjesëmarrës të kësaj nagjrje”, thuhet në njoftimin për media.

Më tutje, Bejtullahu theksoi se konferenca ka për qëllim të shërbejë si një pikë takimi për profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë e organizata nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme.

“Ne (GERMIN) si organizatë mundohemi që gjithmonë të shërbejmë si një lloj ndërmjetësuesi apo fasilitatoesu i bashkëpunimit mes Diasporës dhe vendeve të origjinës, dhe në kuadër të konferencës kemi disa bashkëpunime me organizata, kompani, biznese të ndryshme si në Kosovë, po ashtu edhe në Diasporë’ tha Lirim Krasniqi, bashkë-drejtor i GERMIN.

Diaspora Flet 2020 mbështetet në suksesin e Diaspora Flet 2018, një konferencë ndërkombëtare mbi diasporën që bashkoi në Prishtinë ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga 24 vende. Diaspora Flet 2018 ka rezultuar në krijimin e një rrjeti prej 150 profesionistësh nga 7 sektorë të ndryshëm të cilët kanë kontribuar drejtpërdrejt në hartimin dhe përmirësimin e politikave në Kosovë dhe zhvillimin e kauzave në sektorë të ndryshëm (p.sh. legjislacionin për të drejtën e përfaqësimit / votës, politikat energjetike dhe mjedisore, politika sociale, ndërmarrjet shoqërore dhe filantropia).

Diaspora Flet 2020 organizohet nga GERMIN – një organizatë lidere jofitimprurëse e specializuar në Angazhimin e Diasporës Shqiptare, në partneritet me organizatën e saj simotër me qendër në ShBA, The Global Albanians Foundation.

Konferenca mbështetet nga Raiffesien Leasing Kosova, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Easy Pay Albania, Banka Botërore (World Bank) – Shqipëri, Ipko Foundation (IF), CARDNO-USAID, Innovation Center Kosovo (ICK), Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve – Prizren (ITP), The Networking Institute – Ireland, Organizatat në Diasporë si: ODA Shqiptare e Hamburgut, URA Cult (Koln), Sindikata UNIA (Zvicër), Platforma “Kosova që Duam”, DOKUFEST, Fondacioni Amerikano-Kosovar i Edukimit (KAEF), platformat Invest in Prizren, Invest in Kamenica dhe Invest in Vushtrri, Hodaj & Partners, si dhe shumë partnerë të tjerë të interesuar për ndërlidhjen dhe rritjen e bashkëpunimit mes Diasporës dhe vendeve amë