ShBA-ja bën thirrje që Rusia të hetohet për krime lufte

07.10.2016 19:36:46

Rusia dhe qeveria siriane duhet të hetohen për krime lufte, tha sekretari amerikan i shtetit John Kerry.

“Rusia, dhe regjimi i kanë borxh botës më shumë se një shpjegim se pse ata po godasin spitale, objekte mjekësore dhe fëmijë”, tha ai, raporton BBC.

“Këto janë akte që kërkojnë hetim të duhur për krime të luftës”, tha tutje Kerry.

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur  se ka sulmuar civilët, dhe tha se synon luftimin e grupeve terroriste në Siri, transmeton KosovaPress.

Kerry, megjithatë, tha se sulmet e qeverisë ruse dhe sirianë në spitale ishin “përtej aksidentale” dhe pjesë e një strategjie të qëllimshme në Siri, të shkatërruar nga lufta.