Kush janë luftëtarët e njësitit elit “Cobra” që morën pjesë në thyerjen e kufirit më 9 prill 1999?

09.04.2019 00:03:11

Nga Naser Vllasi

Pasi që ne “Cobrat” kishim realizuar vëzhgimet e shoh të arsyeshme të informoj opinjonin e gjerë se sipas ditarit që kam udhëhequr gjatë kohës së luftës ia vlen të ceki se përgjegjës i caktuar nga Shefi i GO-3, Agim Ramadani tashmë Heroi i Kombit, atë kohë nga Agimi isha caktuar unë Naser VLLASI për realizimin përfundimtar të vëzhgimeve mbi forcat serbe si dhe për siguri të brezit kufitar dhe objekteve ushtarake të GO-3 në Padesh, po ashtu isha i caktuar nga vetë Agim Ramadani dhe Zëvëndësi i tij ku këtë detyrë më heret e kishte kryer me nder dhe krenari Xajë Qela “Kosova”. Vlen të ceki se vëzhgimeve ditëve të fundit sipas urdhrit të Agimit iu kanë bashkangjitur dhe një numër i ushtarëve të njësive tjera nën urdhërat e mija. Në bazë të vëzhgimeve të realizuara është përgatitur plani operativ për thyerjen e kufirit në Koshare nga komanda shtabore e GO-3 me Shef Agim Ramadanin.
Detyra më e rrezikshme gjatë thyerjes së kufirit llogaritej marrja e Kazermës së Koshares pasi aty gjendej numër i koncentruar i ushtarëve dhe ushtarakëve serb. Gjegjësisht drejtimi 555, marrja e Kazermës së Koshares në drejtim të fshatit Koshare, Botushë me synim të deportimit sa më të thellë në territor të Kosovës. Njësiti Elit “COBRAT” për operacione speciale, dy muaj para thyerjes së kufirit, kishim filluar me realizimin e vëzhgimit të territorit në thellësi, gjerësi dhe lartësi të zonës së Kosharës.
Ne “Cobrat” vullnetarisht, kemi marr detyrën më të rrezikshme me momentin e thyerjes së kufirit në Koshare pasi që një ditë më parë nuk ishte realizuar sipas planit operativ marrja e objektit, pra marrjen e Kazermes e realizuam ditën e dytë me 10 prill 1999 ne “Cobrat”. Vlen të theksohet se në mbështetje ishte Komandanti i Batalonit të parë të këmbsorisë Skender Hasanxhekaj dhe njëherazi Komandant i caktuar sipas planit operativ i drejtimit 555 po ashtu Agimi në mbështetje kishte angazhuar dhe një numër të ushtarëve.

Vlen të publikoj se në thyerjen e kufirit me 9 prill 1999 nga Njësiti “Cobrat” morrën pjesë në luftime këta ushtarë:
1. Naser Vllasi – Komandant “Fitimi” në emër të djalit ku mė 11 prill 1999 më pagëzoi Agim Ramadani me “COBRA”
2. Qamil Jasiqi nga Juniku
3. Xajë Çelaj “Kosova” nga Sopoti – Republika e Shqipërisë
4. Albert Kuqi nga Lagjja Berishë – Junik
5. Demush Gacaferri nga Juniku
6. Fadil Maloku “Mortaja” nga fshati Gjocaj – Junik
7. Arben Sejdiu nga fshati Shishman komuna Gjakovë
8. Isni Rama “Raketa” nga fshati Molliq komuna Gjakovë
9. Arif Maloku nga fshati Gjocaj tash komuna Junik
10. Beqir Gorqi nga komuna e Istogut dhe
11. Bajram Neziri nga fshati Molliq komuna Gjakovë i angazhuar në drejtimin e luftimit 333 me detyra specifike dhe rrol të veqantë i caktuar nga Agim Ramadani në koordinim me mua!