Avni Zogiani tregon arsyen pse VV nuk po organizon protesta

08.04.2019 23:55:27

Anëtari i Lëvizjes Vëtëvendosje, Avni Zogiani, në një debat televiziv ka thënë se arsyeja pse VV nuk po organizon protesta është shkaku i financave.

Ai ka pohuar se protestat kushtojnë.

“Ishim të bllokuar edhe me financa, protestat kushtojnë’, ka deklaruar Avni Zogiani.

Gjithashtu, ai është deklaruar edhe për raportet e Vetëvendosjes me Lidhjen Demokrate të Kosovës.

Zogiani në televizonin T7 ka pohuar se përgjigja negative e LDK për protesta nuk paraqet ndonjë thyerje mes dy partive opozitare.

Kurse, ditë më parë Vetëvendosje ka nisur tubimet me qytetarë me moton “Kundër PANhajnisë, zgjedhje të reja”. Tubimet kjo parti i ka nisur nga Komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se do të mbajnë takime në çdo Komunë të Kosovës, dhe që do të kërkojnë shkarkimin e presidentit Hashim Thaçit dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.