Kur thirrja për mbështetjen e Albinit vjen nga kazani mediatik i Kadri Veselit

08.04.2019 23:23:22

Nga Rexhep Kastrati

Thirrja e sotme e Beratit të Bashorit për të mbështetur Albinin, rikthejnë në vëmendje thirrjet paranojake të tij dhe të Batonit për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga LDK gjatë fundvitit 2016 dhe gjatë muajve të parë të vitit 2017, dhe rikthejnë edhe një herë në vëmendje karakterin e tyre të medieve të kazanit të Kadri Veselit, hashim Thaçit etj.

Mirëpo, nuk është me rëndësi kjo, pasi që për njohësit e rrethanave sociopolitike e mediale, ky karakter është i njohur kaherë, por ajo që ka rëndësi se vetë thirrja e Albinit për protesta, por edhe thirrja e Beratit të Bashorit për të mbështetur Albinin vinë në një kohë kur LDK është në proces të brendshëm zgjedhor, pra kur është duke u marrë me veteveten, dhe edhe ashtu nuk mund të luajë ndonjë rol protagonist si partia më e madhe kuvendore, pra edhe partia më e madhe në opozitë, duke synuar kështu që protagonizmi opozitar të kalojë te sekta okulte e Albinit, kurse LDK të bëhet bisht i protagonizmit të kësaj sekte.

Një arsye tjetër ka të bëjë me vetë garën e brendshme në LDK, pasi që aty do të bëhet dhe po bëhet një luftë e madhe e klaneve, kurse protagonizmi i sektës okulte të Albinit për protestat, do të mund të nxiste një debat ndërmjet klaneve në kuptimin kush është pro e kush është kundër, kush është për t’u fokusuar te zhvillimet brenda saj, e kush që krahas zhvillimeve brenda saj, edhe në zhvillimet jashtë saj. Pra, do të mund të kishte një debat kush më shumë po e bën rolin e bishtit të sektës okulte, nga frika se mos po mbetet mbrapa. Dhe klani apo klanet që do të mund të ishin më agresivë, më të zëshëm dhe më populistë, do të mund të krijonin distancën edhe në garën për kreun e LDK-së dhe të strukurave të tjera të saj. Kjo do të thotë se do të kishte efekte edhe brenda garës së brendshme të saj.

Çështja e mbështetjes reale që mund t’i jepej nga kazani i plehrave mediatikë Albinit për të rrëzuar qeverinë aktuale, është më pak e besueshme, sepse është e qartë se zgjedhjet e përgjithshme do të mund të ndërpresnin rivalitetet e brendshme në garën e brendshme zgjedhore në LDK dhe do të mund të fokusonin gjithë vëmendjen te zgjedhjet e përgjithshme. Idea se zgjedhjet eventuale të përgjithshme do të mund të bartnin rivalitetet e brendshme në rivalitete të jashtme, siç pat ndodhur në zgjedhjet e vitit 2017, mund të jetë pjesërisht e qëndrueshme, pasi që një mundësi e tillë edhe pse nuk mund të përjashtohet, por tashmë ka një kontekst tjetër: nuk ka një luftë të brendshme bazuar në drejtësinë apo padrejtësinë e kolaicionit të LDK-së me PDK-në, as nuk ka mundësi që dikush të luajë rolin e viktimës, siç e pat luajtur Vjosa dhe veglat e tjera të Hashimit, me gjoja mosfutjen e tyre në lista etj.

Prandaj, është e qartë se rrëzimi i qeverisë, më e mundshme është që të shtyhet pas zgjedhjeve të brendshme në LDK, kur po pritet të realizohet një komplot dhe një goditje e fortë ndaj saj nga veglat kondomë, e që do të jetë veç në vazhdimësi të angazhimeve shumëvjeçare për shaktërrimin e saj.