Kush në Serbi thotë se vendet e BE-së nuk do t`i bien pishman për Kosovën?

04.10.2017 14:05:38

Organizatat ndërkombëtare ose shtetet, sapo të vendosin të njohin një vend, shumë  vështirë se hyjnë në një proces të kthyeshëm, veçanërisht në kontekstin aktual ndërkombëtar, tha Aleksandra Joksimoviq, kryetare e Qendrës për Politikën e Jashtme në Serbi.

Kjo deklarata e saj erdhi pas paralajmërimit të Beogradit se do të kërkojë rishqyrtimin e qëndrimit të Brukselit lidhur me pakrahasueshmërinë e rasteve të Katalonisë dhe Kosovës.

Krerë politikë të Serbisë do t’i kërkojnë Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së që e kanë njohur Kosovën që të sqarojnë nëse të njëjtat rregulla dhe ligje zbatohen edhe për Serbinë dhe nëse nuk është ashtu , të konfirmojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës është një gabim dhe se ata e pranojnë këtë gabim