PS e LSI, bashkë si një plak dëbore, që mund të shkrijë nga momenti në moment

12.01.2017 13:40:39

Disa qytetarë që mund të jenë edhe aktivistë të PS-së dhe LSI-së kanë vendosur, ta përshkruajnë koalicionin mes dy forcave qeverisëse, si një plak dëbore.

Duket se fushata parazgjedhore ka nisur me një apel nga plaku i borës për vijimin e koalicionit PS-LSI, por ideatorët kanë harruar që në Shqipërinë mesdhetare pavarësisht temperaturave dhe reshjeve të dëborës ditët e fundit, ky plak PS-LSI nuk mund të rezistojë dot gjatë.

Nga ana figurative simbolika duket e interesante, por nga ana politike ajo tregon që ky koalicion aktual, por edhe ai që mund të bëhet është po aq i brishtë dhe delikat sa një plak dëbore, që mund të shkrijë nga momenti në moment.

Image