Kush po e paralajmëron shkatërrimin e Shba-ve ne vitin 2025?

07.06.2020 17:37:07

Nga Fadil Maloku

1. Sociologu norvegjez Johan Galtung, i cili hyri në historinē e sociologjisë bashkëkohore (është interesant, para eminencave si Anthony Giddens, Imannuel Wallerstein, eth.) si njeriu që parashikoi rrëzimin e BRSS, shumë kohë përpara se sot të parashikonte shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara për vitin 2020. Galtung, gjithnjë i prirur t’identifikojë Amerikën si një perandori, në fillim të viteve 2000, tha se rënia e saj do të fillonte në vitin 2020 dhe më në fund do të pushojë së ekzistuari në vitin 2025. Sipas mendimit të tij, Amerika vuan nga kontradikta midis rritjes ekonomike dhe shpërndarjes së mallrave, nga mospërputhjet financiare dhe sektori real i ekonomisë, si dhe nga problemet e brendshme racore e kulturore. Kur Amerika filloi luftën në Irak në 2003 nën Presidentin George W. Bush, Galtung madje tha që parashikimi i tij duhet të rregullohet dhe se kolapsi i Shteteve të Bashkuara duhet të fillojë në vitin 2020. Asgjë nuk ka ndryshuar që kur erdhi në pushtet Donald Trump. Sipas parashikimeve të shkencëtarëve, presidenti i ri nuk do të vonojë, por madje do të përshpejtojë rënien e perandorisë. Prandaj, data e rënies së Amerikës mbetet e njëjtë.Duket se këto deklarata mund të injorohen, por ngjarjet e fundit në Amerikë nuk e lejojnë atë. Përveç faktit se, gjatë rrjedhës së vitit 2020, Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë serioze, e cila u përkeqësua nga pandemia e koronavirusit dhe që zbuloi shumë telashe të amerikanëve të zakonshëm. Tani Amerika është në kaos të plotë…. ? Sociologu shqiptar Fadil Maloku, mendon ndryshe

2. Për të dhënë një prognozë të tillë apokaliptike pothuajse, natyrisht duhet pasur si informacione të brendshme ashtu edhe indikatorët të përgjithësuar që flasin për këtë “kolapsim, të Shba-ve” që na flet autori norvegjez Johan Galtung. Une e di një fakt që asnjē civilizim në gjithë historinë e qenësimt të vet (e që për Samuel Huntigtonin ishin gjithsejt diku 27 sish, e prej të cilave vetēm 9 i mbijetuan apokalipsit social, politik, ekonomik,ushtarak, e kulturor), nuk ka qenē i përjetshëm. Që të gjithē pothuajse, kush më oak e kush më shumë e kanë pasur “afatin e sakdencës”së vetë. Tani, shto këtij konstatimi sociologjik edhe përvojēn historike të civilizimeve, tē cilat prej kohës së Ibën Haldunit e deri më sot, janē ngritur nē mënyrë meteorike, ndērkaq, kanë rënë ngadal e ngadal… sa që fare nuk janë hetuar e kuptuar pothuajse as drithërimet e fundit të tyre! E tillē ishtë përvoja romake, ajo bizantine, ajo otomane, angleze, spanjolle, amerikane…!

3. Por, Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të qëndrojnë shumë më shumē nē skenën globale si lidership i vetëm edhe për njē kohë, nga që mendojnë disa. Në fund të fundit, edhe nxitja e trazitave të këture ditëve ka shumë indikacione qënuk ishte më e lartë se ato të mëhershmet, në vitet 1920, ku ndodhi një kërcim i fortë në destabilizim, ose ai në vitin 1960. Për mendimin dhe gjykimin tim giithë ata që do i gëzohen njē kolapsimi të shpejtë i SHBA-be, do zhgënjehen. Arsyet janë tē shumta….Një elaborim mē i thukët herave tjera.