Kush spiunoi trafikantët shqiptarë që braktisën gomonen me 7.5 milionë Euro drogë

02.01.2017 15:37:25

Një ditë pas kapjes së gomones me drogë në veri të Otrantos, por jo të trafikantëve, policia italiane ka nxjerrë të tjera detaje.

Pas peshimit, rezultoi se pesha totale e kanabisit që trafikohej me gomone ishte 760 kg dhe jo 300-400 siç njoftoi policia shqiptare.

Megjithatë mediat italiane shkruajnë se ka qenë një telefonatë në numrin 117 që ka njoftuar autoritetet në Leçe. Kur efektivët kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur gomonen e prishur si dhe 40 pako me marijuanë.

Droga ishte mbështjellë në atë mënyrë që të mos futej uji, ndërsa trafikantët ishin larguar.

Droga kapte vlerën e 7.5 milionë eurove nëse do të shitej në treg.