“Kush tha që u ndamë”/Marsida Qatja publikon foto me tre fëmijët e mitur (FOTO)

02.11.2019 23:33:04

Marsida Qatja gruaja që u bë shkak për vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Kavajës, vazhdon të tërheqë vëmendje me postimet në rrjetet sociale.

Qatja është thirrur disa herë në Prokurorinë e Kavajës për shkak të deklaratave të saj kontradiktore lidhur me ngjarjen ku  polici i burgjeve Bledar Toçi vrau me armë zjarri shtetasin Dritan Haxholli për të mbrojtur 30-vjeçaren.

Teksa hetimet janë përqendruar në prishjen e pazareve të drogës, Marsida ka bërë së fundmi një tjetër postim në llogarinë e saj në Facebook.

30-vjeçarja është shfaqur në një foto së bashku me 3 fëmijët e saj, duke hedhur poshtë kështu zërat se fëmijët nuk janë me të. Qatja është nën hetim, ndërsa gjykata ka dhënë për të masën detyrim paraqitje.