Birra, mish e kallashnikovi në dritare – pamje nga ahengu ku ishte prezent Agim Bahtiri

03.11.2019 00:00:53

Para jo shumë kohësh, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u anëtarësua në Vetëvendosje.
Bahtiri që më herët ishte pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit, siç duket i ka në qejf shumë ndejat, shkruan lajmi.net.Në të kaluarën, ai do të shihej në një aheng, me figura të larta të PDK-së, Kadri Veselin e të tjerë.E në një video tjetër që është publikuar sot në Facebook, shihet Agim Bahtiri në një aheng që nuk dihet saktësisht se ku është organizuar.Në tavolinë, nuk mungon as mishi e pijet alkoolike.Ajo që bije në sy është një armë e cila është e varur në mur, tek dritarja, që nga pamjet shihet se është armë automatike.