Kusht për liberalizimin, luftimi i korrupsionit

12.09.2016 21:38:37

Tri partitë e bllokut opozitar në vend janë të një mendimi se kushti kryesor për liberalizim vizash për Kosovën është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përfaqësuesit e këtyre partive thonë se qeveria po tenton të imponojë kalimin e Demarkacionit, për të cilin kusht thonë se nuk do të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi thotë se Demarkacioni po i kushtëzohet Kosovës për ta neglizhuar procesin e liberalizimit të vizave.

 

 

Ai thotë se kusht kryesor është korrupsioni dhe sipas tij qeveria është e zhytur në korrupsion.