Kuvendi i Kosovës: 119 deputetë kryejnë procedurën e regjistrimit

01.08.2017 17:16:08

Zyra e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se deri më tani procedurën e regjistrimit e kanë përfunduar 119 deputetë.

Seanca konstitutive mbahet të enjten, më 3 gusht.

Kjo është komunikata nga Kuvendi i Kosovës:

119 deputetë të Kuvendit kryejnë procedurën e regjistrimit

Edhe tre deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI, kanë kryer sot procesin e regjistrimit, duke arritur në numrin prej 119 deputetëve të regjistruar.

Deputeti i mbetur do të regjistrohet nesër.