Në Shqipëri:Ministria e Drejtësisë shkarkon kreun e burgut të Korçës

01.08.2017 17:22:21

Ministri i Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Korçës, Robert Kodra.

Sipas ministrisë, Kodra nuk ka njoftuar ministrin për lejet, duke shkelur në këtë mënyrë rregulloren e këtij institucioni.

“Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Korcë z. Robert Kodra, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda.

Nga   hetimi   administrativ  i realizuar  nga  strukturat  përgjegjëse   ka   rezultuar   se   jemi përpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që ka sjellë   pasoja   të   rënda   për   funksionimin   normal   të   institucionit,   si   dhe   mungesës   së informimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin”, njofton ministria