Kuvendi miraton ndryshimin e deficitit buxhetor të propozuar nga qeveria

11.06.2020 13:24:23

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro ndryshimit të vendimit të qeverisë për tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.

Me 89 vota për, 41 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan propozimin për shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.

Pas votimit të këtij propozimi, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pauzë për një orë dhe më pas do të vazhdojë seanca e Kuvendit.