Ministria e Shëndetësisë sot pranoi një donacion pajisje profoesionale nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

11.06.2020 12:46:46

Në një postim ne facebook Faik Hoti njofton se  Ministrisë  se Shëndetësisë në Prishtinë, Ambasada Amerikane, i dhuroi një donacion më mjete e  pajisje mbrojtëse profesionale për përsonelin shëndetësor…

 Postimi i plotë i zotit Hoti vijon  më poshtë
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përkatësisht nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA.
Donacioni që përmban maska kirurgjike, FFP2 -maska respirator, veshje mbrojtëse trupore, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër, etj.) është dorëzuar nga Majorja Courtney R. Olson (U.S. Army), udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe është përkrahje e drejtpërdrejt për MSh dhe personelin shëndetësor në ballafaqim me pandeminë Covid-19.