Statistika të frikshme të të prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoni

11.06.2020 12:21:00

Në Maqedoni po vazhdon gjendja tejet alarmante me numrin e madh të të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 175 raste të reja me Covid-19 dhe atë në: Shkup-131, Kumanovë – 24, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-5, Strugë-2, Veles-4, Ohër-1, Gostivar-2, Sveti Nikole 1, ndërsa janë shëruar 18 pacientë: Shkup-12, Shtip-1, Tetovë-3, Veles-2.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Covid19 kanë vdekur 5 persona edhe atë, 3 në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Gostivar.

Ndërsa janë regjistruar edhe 18 pacientë të shëruar: 12 në Shkup, 1 në Shtip, 3 në Tetovë dhe 2 në Veles.