Ky është gjyshi që sakrifikoi jetën e tij për mbesën (Foto)

08.10.2016 23:18:13

Ai u shtyp nga një makinë, por arriti të shpëtonte mbesën e tij të vogël që ende nuk ka mbushur dy vjeçe.

Përplasja ndodhi deri sa ai po kalonte te vijat e bardha, ndërsa një automjet iu afrua me shpejtësi.

Nevruz Hasa shtyu karrocën ku ndodhej mbesa e tij 22-muajshe në mënyrë që të mos e kapte makina.

Vetëm mbeti në mes të makinës, ku vdiq në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në Padova të Italisë.

79-vjeçari i mbetur i pajetë në mes të asfaltit, dilte çdo mbrëmje në darkë për të shëtitur vajzën e djalit të tij.

Shkaktari i aksidentit është një djalë rreth të 30-ve që drejtonte një Volkswagen Polo.