Aeroplani kaplohet nga zjarri, tymi “mbulon” aeroportin e Çikagos (Video)

28.10.2016 22:16:38

Një aeroplan i përfshirë në tym është parë në pistën e aeroportin O’Hare në Çikago, i njohur si aeroporti më i ngarkuar në botë.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e aviacionit kanë thënë se incidenti ka të bëjë me një aeroplan komercial të “American Airlines” që u detyrua të abortojë fluturimin.

Po sipas medieve të huaja, tanimë zjarri është shuar dhe se nuk ka të dhëna për ndonjë të lënduar.