Policia po e kërkon serbin nga Gorazhdeci i Pejës, lajmëroni nëse e shihni

03.01.2020 14:28:03

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është:

ZVONKO (Vuqeta ) JEREMIQ i lindur me 23.10.1957 në fshatin Gorazhdec-Pejë.

I dënuari është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com