Ky është heroi që i shpëtoi jetën kryeministrit britanik

13.04.2020 07:22:47

Heroi që shpëtoi jetën e Boris Johnson, tashmë është i njohur për publikun me anë të një fotografie.

Kryeministri qëndroi javën e kaluar në spitalin St Thomas, përfshirë tre net në kujdes intensiv  duke u trajtuar për virusin, shkruan Daily Mail.

Menjëherë pasi u lirua nga spitali, Boris Johnson me një video-mesazh falënderoi profesionistët e mjekësisë që ndihmuan shërimin e tij dhe në veçanti bëri lëvdata të veçanta për Luisi Pitarma nga Portugalia.

Daily Mail ka zbuluar se kush është Luis Pitarma, i cili i shpëtuan jetën Boris Johnsonit.

Luis Putarma, 29-vjeçari, i lindur në Aveiro, vetëm 50 kilometra larg Porto, mendohet se është transferuar në Londër në vitin 2014, pasi përfundoi kualifikimet e tij mjekësore në Lisbonë.

Luis ka punuar si infermier në një spital tjetër në Angli për dy vjet, duke u kujdesur për pacientët para dhe pas operacionit, përpara se të transferohej në Londër.