Ky është mesazhi i komisionarit Hahn për Kosovën dhe Serbinë

19.01.2018 22:40:04

Komisionari i BE-së për zgjerim Johannes Hahn ka thënë se pjesa më e madhe e Ballkanit deri në vitin 2025 do të integrohet me të drejta të plota, por që së pari duhet të zgjidhen kontestet e mbetura sa i përket kufijve dhe kriteret për të cilat Bashkimi Evropian nuk lëshon pe.

Han në një intervistë për për agjencinë austriake APA, theksoi se çështja kryesore në detyrat e brendshme për të gjitha vendet kandidate është “si të jetojmë me sundimin e ligjit” dhe e dyta është çështja e pa zgjidhur e kufijve, transmeton Indeksonline.

Duke folur për secilin vend të Ballkanit, Hahn ka theksuar se Kosova duhet ta zgjidh çështjen e demarkimit të Kufirit me Malin e Zi, njëjtë sikurse edhe vendet tjera për rreth saj.

“Sigurisht që ne nuk do të pranojmë vendet që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët e saj. Mosmarrëveshjen e kufirit që kanë Sllovenia dhe Kroacia nuk do të ekzistoj më në BE. Sigurisht, Serbia duhet të zgjidhë çështjen e parë me Kosovën, si dhe problemin e dytë që ka me Kroacinë rreth kufirit, gjithashtu duhet patjetër të përfundoj demarkimi i kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, si dhe Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Hahn.

Komisioneri vuri në dukje se, për shkak të gjithë kësaj, ai pret që perspektiva evropiane e rajonit të konfirmohet në muajin maj në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Ai nuk la pa komentuar edhe vrasjen e Oliver Ivanoviq duke thënë se ishte një thirrje për tu zgjuar, në mënyrë që të gjithë të shohin se sa e brishtë është situata